Informacion mbi vendndodhjen
Shëngjergj – Natyrë malore dhe jetë tradicionale
Shëngjergji është një fshat i qetë malor, i rrethuar nga pyje, ujëvara, livadhe alpine dhe ajër i pastër malor. Ky rajon është ideal për ecje, lëvizje të ndërgjegjshme dhe rikthim në ritmin e natyrës. Duke qëndruar në një bujtinë tradicionale familjare, do të përjetoni mikpritje të ngrohtë, ushqim shtëpie dhe një vështrim autentik në jetën e thjeshtë të një familjeje shqiptare në mal.
Plazhi i Gjeneralit – Bregdet, det dhe relaksim i thellë
Plazhi i Gjeneralit është një gji i qetë me rërë, i rrethuar nga gjelbërim i dendur, pyje dhe shkurre lulëzuese. Me ujëra të kristalta dhe një atmosferë të qetë, ofron ambientin ideal për Yoga buzë detit, meditim, not dhe pushim. Bungalovet prej druri me pamje nga deti krijojnë një mjedis natyror dhe të qetë për pjesën e dytë të retreat-it.
Informacion mbi akomodimin
Hoteli ynë në male, pranë ujëvarës
Duke qëndruar në një bujtinë familjar të vendosur në zemër të natyrës malore, mes kopshteve të gjelbëruara dhe peizazheve të qeta, do të përjetoni mikpritje të ngrohtë, ushqim të përgatitur në shtëpi dhe një atmosferë autentike që pasqyron thjeshtësinë dhe bukurinë e jetës tradicionale shqiptare në mal.
Hoteli ynë në plazh
Qëndrojmë në kabinat të mrekullueshëm dhe të pajisur mirë, në mes të gjelbërimit të pasur, drejtpërdrejt në plazhin me rërë të imët, duke shijuar ushqim mesdhetar dhe qetësinë.
Programi:
Programi / Itinerari
Dita 1 – Ecje malore dhe përjetim i ujëvarës në Shëngjergj – 23.05.2026
08:00 Takim përpara Universitetit të Tiranës, në Sheshin Nënë Tereza, dhe nisje drejt Shëngjergjit
09:00 – 09:30 Seancë përgatitore për aktivizimin e trupit
09:30 – 10:00 Ecje e lehtë drejt ujëvarës
10:00 – 11:00 Meditim dhe ushtrime Qi Gong për zgjimin e shqisave
11:00 – 12:00 Praktikë Qi Gong për çlirim energjie dhe tokëzim
12:00 – 12:30 Kthim dhe ecje drejt restorantit pyjor “Ujvara”, me kopshte të gjelbëruara
12:30 – 14:00 Drekë tradicionale dhe kohë për relaks në kopshte dhe pranë liqenit të vogël
14:00 – 14:30 Sistemim në bujtinë dhe kohë e lirë
14:00 – 15:00 Yoga restauruese për çlodhje
17:30 – 19:00 Yoga restauruese në kopshtet e gjelbëruara të bujtinës
19:30 Darkë tradicionale, e freskët dhe biologjike në ambient të hapur
Dita 2 – Ecje malore dhe kalim drejt detit – 24.05.2026
08:00 – 09:00 Mëngjes tradicional biologjik në kopshtin e bujtinës
09:00 – 09:30 Seancë përgatitore
09:30 – 11:00 Ecje drejt Liqenit të Lepurit
10:00 – 11:00 Meditim dhe Qi Gong
11:00 – 12:00 Praktikë Qi Gong për tokëzim
12:00 – 13:30 Kthim në bujtinë përmes peizazhit malor
14:00 – 15:30 Drekë tradicionale biologjike
15:30 – 16:00 Ushtrime energjizuese për mbylljen e ditës në mal
16:00 – 17:00 Yoga restauruese
17:30 – 19:00 Udhëtim drejt Plazhit të Gjeneralit dhe sistemim në bungalove prej druri
20:00 Darkë tradicionale biologjike me pamje nga deti
Ditët 3–9 – Programi në bregdet
Yoga, meditim, ushtrime fizike në plazh, workshop-e për menaxhimin e stresit, kohë e lirë për detin, ushqime mesdhetare dhe relaksim i thellë, me mbyllje dhe kthim në Tiranë ditën e fundit. Në detaje:
DITA 3 Forcë & Rrjedhshmëri – 25.05.2026
08:00–09:00 Yoga Flow (Vinyasa & Kundalini).
09:00–10:00 Mëngjes.
10:00–11:30 Ushtrime fitnesi në plazh (Fokus: Pjesa e sipërme e trupit dhe shpina) .
12:30–13:30 Drekë tradicionale organike.
13:30–17:30 Kohë e lirë në plazh.
17:30–19:00 Hatha & Yin Yoga për relaksim dhe fleksibilitet.
19:30 Darkë kreative me 3 pjata të frymëzuara nga kuzhina lokale.
DITA 4 – Balancë Trupi & Mendje – 26.05.2026
08:00–09:00 Yoga Flow (Hatha & Breathwork).
09:00–10:00 Mëngjes.
10:00–11:30 Seancë fitnesi në plazh (Fokus: fleksibilitet dhe ekuilibër).
12:30–13:30 Drekë tradicionale organike.
13:30–17:30 Kohë e lirë në plazh.
17:30–19:00 Yoga relaksuese Hatha.
19:30 Darkë e pasur me shije Mesdhetare dhe përbërës organikë nga zona, tre pjata të balancuara për rigjenerim dhe mirëqenie.
DITA 5 Marrim energjinë – 27.05.2026
08:00–09:00 Meditim & Yoga Flow (Vinyasa & Breathwork).
09:00–10:00 Mëngjes.
10:00–11:30 Fitnes i frymëzuar nga Arte Luftarake.
13:00–14:00 Drekë Mesdhetare.
14:00–15:00 Workshop Wellness: “Menaxhimi i Stresit dhe Praktikat e Vetëdijes”.
14:00–17:30 Kohë e lirë në plazh.
17:30–19:00 Hatha & Iyengar Yoga për relaksim dhe fleksibilitet.
19:30 Darkë me 3 pjata organike nga përbërës lokalë.
DITA 6 – Lëvizje dhe Flexibilitet – 28.05.2026
08:00–09:00 Yoga Flow me elementë Vinyasa dhe Kundalini për energji trupore.
09:00–10:00 Mëngjes.
10:00–11:30 Ushtrime fitnesi në plazh (Stërvitje për gjithë trupin).
12:30–13:30 Drekë tradicionale organike.
13:30–17:30 Kohë e lirë në plazh.
17:30–19:00 Yoga relaksuese Yin për fleksibilitet dhe qetësi.
19:30 Darkë me 3 pjata sezonale, e përgatitur me përbërës të freskët bio.
DITA 7 Lëviz & Shtri – 29.05.2026
08:00–09:00 Yoga Flow (Hatha & Mindful Stretch).
09:00–10:00 Mëngjes.
10:00–11:30 Ushtrime fitnesi në plazh (muskujt e barkut, këmbët, qëndrueshmëri)
12:30–13:30 Drekë tradicionale organike.
13:30–17:30 Kohë e lirë në plazh.
17:30–19:00 Yin Yoga për qetësi mendore dhe trupore.
19:30 Darkë me 3 pjata, përgatitur me përbërës të freskët lokalë për një mbrëmje plot harmoni dhe relaks.
DITA 8 Vitalitet dhe Qëndrueshmëri – 30.05.2026
08:00–09:00 Meditim & Mixed Style Yoga për një trup të rigjeneruar dhe të energjizuar.
09:00–10:00 Mëngjes.
10:00–11:30 Fitnes i frymëzuar nga Arte Luftarake.
12:00–13:00 Workshop Wellness: “Menaxhimi i Stresit dhe Praktikat e Vetëdijes”.
13:00–14:00 Drekë Mesdhetare.
14:00–17:30 Kohë e lirë në plazh.
17:30–19:00 Yoga restaurative me elementë Yin dhe meditim për qetësi dhe rigjenerim.
20:00 Darkë përmbyllëse me 3 pjata bio të rafinuara – një festë kulinare e trupit dhe shpirtit, plot shije natyrale dhe lëndë ushqyese.
21:30 Meditimi Zen – Përshëndetja e Hënës (meditim i frymëzuar nga Shaolin Kung Fu).
DITA 9 Mbyllja e Retreat-it dhe Kthimi në Shtëpi – 31.05.2026
08:00–09:00 Yoga Flow (Hatha & Mindful Stretch).
09:00–10:00 Mëngjes.
10:00–11:30 Fitnes Dinamik i frymëzuar nga Arte Luftarake.
12:30–13:30 Drekë tradicionale organike me përbërës lokalë.
13:30–16:00 Kohë e lirë në plazh.
16:00–16:45 Hatha Yoga relaksuese dhe meditim përmbyllës.
17:00 Nisja për në Tiranë – përfundimi i udhëtimit me energji të re, qetësi dhe ekuilibër të brendshëm.
Çfarë të marrësh me vete
- Rroba sportive komode dhe këpucë sportive.
- Kapelë, syze dielli, peshqir plazhi dhe krem dielli.
- Rroba banje dhe rroba të lehta për kohën e lirë.
Udhëzime
Do të sigurohen tapetet për yoga dhe të gjitha materialet sportive.
Përfitime
- Forco trupin: Ushtrime energjizuese dhe fitness për forcë, fleksibilitet dhe koordinim.
- Rikupero trupin: Yoga dhe Qi Gong në natyrë për vitalitet dhe ekuilibër.
- Mirëqenie mendore: Mindfulness, frymëmarrje dhe teknika për qetësim dhe fokus.
- Eksploro natyrën: Shëtitje dhe hiking në malet e Shengjergjit.
- Relakso në plazh: Kohë e lirë për not, diell dhe qetësi në Plazhin e Gjeneralit.
🌞 Pse të bashkohesh
• Grup i vogël për kujdes dhe lidhje personale
• Një pushim aktiv në natyrë për trupin dhe mendjen
• Të gjitha detajet organizative janë kujdesur – ti duhet vetëm të mbërrish, të lëvizësh, të hash shëndetshëm dhe të rifitosh energjinë